Arrihet marrëveshja: Bellerin po i bashkohet Real Betisit

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Hector Bellerin do të largohet në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Arsenali.

Mbrojtësi spanjoll që rrjedhë nga akademia e Barcelona, por qysh si i riu iu bashkua The Gunners, do të largohet në orët e ardhshme.

Sipas asaj që raporton gazetari Chris Wheatley, Bellerin ka arritur tashmë një marrëveshje me Real Betisin.

“Fanella ime e parë ishte e Betisit, pasi babai im ishte tifoz i Verdiblanco. Ishte e vështirë për mua të mbështesja një klub tjetër”, kishte thënë mbrojtësi.

Ende nuk dihet se a do të jetë huazim me të drejtë blerje, pasi klubi po kalon nëpër një krizë financiare. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme