Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Ferran Torres, në një lëvizje që pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Sipas Fabrizio Romanos, PSG ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit spanjoll për shumën prej 50 milionë eurosh.
Torres kishte si prioritet vetëm transferimin te kampionët francezë dhe tashmë dëshira e tij është realizuar. Marrëveshja është finalizuar pas disa ditësh negociatash në fazën e fundit.
Barcelona pritet të arkëtojë 50 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit, i cili largohet nga Camp Nou pas disa sezoneve me klubin katalanas.
Ferran Torres do t’i bashkohet kështu PSG-së, ku pritet të jetë një tjetër opsion i rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës.