Sulmuesi i talentuar brazilian, Gabriel Barbosa pritet të largohet nga Interi.
Pasi që ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij, ‘Gabigol’ ka kërkuar huazimin në ndonjë skuadër ku mund të luajë rregullisht.
Së fundmi mediat portugeze kanë shkruar se braziliani do të jetë një futbollist i ri i Portos.
Gjiganti portugez ka arritur marrëveshje me drejtorin sportiv të Interit, Walter Sabatini për huazimin e ‘Gabigolit’.
20-vjeçari do të huazohet për një vit në Portugali por pa u zbuluar nëse Porto do ta marrë me të drejtë blerje ose jo.
Pas transferimit në Inter nga Santos, Gabigol nuk arriti të tregojë aftësitë që posedon në Serie A.
Ai luajti vetëm në nëntë takime kryesisht duke u futur në minutat e fundit të tyre.
Në 111 minuta të zhvilluara në Serie A, Gabigol shënoi një gol për Interin.