Mauro Icardi do të largohet nga Inter, por do të vazhdojë të mbetet pjesë e Serie A.
Sulmuesi argjentinas, la pas një sezon me shumë probleme te Inter, ku ishte larguar nga skuadra e parë për një kohë të gjatë, duke iu marrë edhe shiriti i kapitenit.
Edhe ndërrimi i trajnerit, nuk i ka garantuar vendin te Inter Icardit, i cili është shumë pranë largimit.
Sipas Gianluca Di Marzio, Inter dhe Napoli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Icardit për 70 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Një transferim te Napoli do të ishte i mirëpritur edhe nga Inter, që ka bërë doemos të pengojë kalimin e Icardit në drejtim të Juventusit.