Pas muajsh negociatash të mundimshme midis promovuesve dhe kampionëve rivalë, kontrata për një marrëveshje me dy meçe midis Tyson Fury dhe Anthony Joshua për të unifikuar titujt e peshave të rënda është nënshkruar më në fund.
Dy boksierët më të mirë në botë aktualisht do të përballen me njëri-tjetrin në dy meçe brenda vitit 2021.
Siç kishte raportuar më parë ESPN, kontrata kërkon një ndarje 50-50 në luftën e parë dhe 60-40 në ndeshjen e revansh, me fituesin që merr pjesën më të lartë.
Plani është që të dy luftimet të zhvillohen në 2021 – e para në qershor ose korrik, revanshi idealisht do të zhvillohet në nëntor ose dhjetor.