Sigurimi fizik i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka pezulluar grevën e paralajmëruar për sot pasi të njëjtit kanë arritur një marrëveshje me ShSKUK-në që pagat të dalin me rritje, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë për Ekonomia Online se pagat me rritje do të dalin nga tetori, në të kundërtën do ta mbajnë grevën.
“Ka qene një greve e përgjithshme që është paraparë falë bisedimeve që i ka bërë kryetari i shoqatës me drejtorin e QKUK-së (Osman Hajdari) fal asaj që me datën 17 të këtij muaji do të jetë hapja dhe definimi i saktë i cilës kompani do të jetë. Ne edhe me komunën e Prishtinës kemi dhënë afat që të presim për rritje, dhe këtu ne bëjmë thirrje që të presim për rritje për 13 ditë. Paga e tetorit do të jetë pagë me rritje. Është pezulluar greva, nëse kjo nuk funksionon do t’i aktivizojmë”.
“Ndihemi mirë që së paku kanë filluar institucionet të shohin se pa sindikatë nuk bënë. Kanë premtuar dhe do ta realizojnë gjithçka që thotë Ligji i Punës, marrëveshja kolektive dhe gjitha ligjet tjera. Dua ta jap edhe një sinjal të mirë për të gjithë punëtoret që kanë bërë ankesa për Covid-19, se Gjykata e Apelit kërkesën tonë e ka aprovuar si të arsyeshme, gjithë këta punëtore do të kenë një procedurë, do ta gëzojnë të drejtën e pagës shtesë ne momentin e pandemisë që kjo Qeveri nuk e ka pagur. Ne Gjakovë veç kanë filluar që t’i marrin pagat. Par pagën jemi marr vesh me Ministrisë e Shëndetësisë, paga ka qenë 405 euro, ajo pagë është. Për ne është me rëndësi fillimi i implementimit të pagës”, ka thënë Azemi.
Hajriz Qeriqi, punëtor i sigurimit fizik në QKUK ka thënë se po i kërkojnë vetëm të drejtat e tyre. Punën që e bën në këtë institucion shëndetësor e konsideron të rrezikshëm për shkak sulmeve të shpeshta.
“Unë që 25 vite, prej 99-ës kam hyrë në QKUK, kemi qenë me shtet duke punuar, na kanë privatizuar neve. Jam luftëtar i UÇK-së e invalid i luftës. Na kanë privatizuar neve edhe unë rrafsh për 26 vite kam mbetur me këtë pagë. Një herë e kemi pasur 150 euro, 6 muaj kemi qenë pa pagesë. Edhe tash e pasi na kanë privatizuar edhe ne kemi qenë gjithë të shkelur jemi duke lypur të drejtat tona. Jemi takuar nuk kemi ka të shkojmë. Paga është me kujdestari, ata që kujdestarojnë ditën 270-290 euro i marrin, ne që kujdestarojmë natën i marrim 300. Kërkesa jonë është që të bëhet se paku 450 deri 500 euro. Me së shumti ne kemi problem tek dera si sigurim. Mua me kanë rrahur, nuk e di as kush më kanë rrahur 5 veta, as rrezikshmëri nuk na paguajnë, 2 euro kujdestaria na paguhet”, ka thënë ai.