Dalin para gjykatës pesë policët e përfshirë në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

Lipjan | 09 Kor 2025 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Kanë arritur në Gjykatë pesë policët e arrestuar të cilët janë të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, raporton Ekonomia Online.

Seanca dëgjimore po mbahet në degën e Gjykatës në Lipjan, aty ku janë mbledhur një numër i madh mediash.

Policia ka bllokuar rrugën “Hamzë Jashari” për qarkullimin e veturave.

Nga ora 10:30 është paralajmëruar fillimi i seancës dëgjimore për pesë policët që dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se masa e sigurisë e kërkuar për pesë zyrtarët policorë është paraburgim prej 30 ditësh.

Të ngjashme