Arrijnë në Shqipëri 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë nga Greqia

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Kanë arritur në Aeroportin Nënë Tereza, 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë e  qeverisë së Greqisë për Shqipërinë.  Vaksinat u pritën në aeroport nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Duke i shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen, qeveria shqiptare shprehi angazhimin për të vazhduar pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Deri tani në Shqipëri kanë arritur 956,250 doza të vaksinës antiCovid dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID-19, shkruan tvklan.

Të ngjashme