Njësitet elitare të Policisë së Kosovës kanë kërkuar largimin e anëtarëve të Partisë Socialdemokrate në sallën ku pritet të mbahej Manifestimi për 7 marsin “Dita e Mësuesit”. Aty pritet të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, raporton Ekonomia Online.
E kësaj të fundit, aktivistët e PSD-së, kërkuan që t’ia dorëzojnë librezën dhe të largohen.
“Ja japim librezën ministres edhe ne dalim, për besë njëjtë si jashtë si brenda për nga aspekti i sigurisë”, u ka thënë Nushi, pjesëtarëve të Policisë.