Arrin Audi A7 Sportback me super motorin 45 TDI

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 18:20 | Nga

Audi A7 Sportback bëhet edhe më atraktiv me motorin e ri me naftë 45 TDI.

Duke përdorur strategjinë e re të AUDI-së, modelit të ri të A7 i është shtuar motori po ashtu i ri për t’u zgjedhur nga blerësit, i quajtur si 45 TDI, i cili qëndron poshtë 50 TDI me naftë e atij 55 TFSI me benzinë, transmeton koha.net.

Në bazë, modeli i ri ka motorin e njëjtë 3.0 litërsh V6 që përdoret nga 50 TDI, por me shifra më të ulëta se ai.

Motori 45 TDI prodhon 228 kuajfuqi, që i bie 52 kuajfuqi më pak se ai 50 TDI, por 13 më shumë se sa ai standard në A7 Sportback.

Audi A7 Sportback me motorin 45 TDI, i cili ka tetë shpejtësi automatike e të gjitha rrotat aktive quattro, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 6.5 sekonda e atë maksimale 250 kilometra në orë.

A7 Sportback 45 TDI vjen me një çmim fillestar prej 60 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme