Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në New York dhe New Jersey si pasojë e stuhive dhe uraganit Ida që goditën një pjesë të SHBA-së.
Disa njerëz kanë mbetur të bllokuar në bodrumet e përmbytura derisa guvernatorët e New York dhe New Jeresy kanë shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, njofton Klan Kosova.
Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New York tha për CNN se një grua 86 vjeçare u gjet në bodrum nga djali i saj në mesnatë.
Ndërsa, në New Jersey, kryebashkiaku Hector Lora i tha CNN se trupi i një burri të moshuar, afër të 70-ve, u nxo nga uji pasi vetura e tij ishte kapluar nga uji. Sipas tij, zjarrfikësit bënë gjithçka për ta shpëtuar, por s’arritën.
Presidenti amerikan Joe Biden pritet që t’i adresohet kombit më vonë për dëmet e shkaktuara nga uragani Ida.
Banorët kanë shpërndarë video nga vendet e prekura.