Autoritetet iraniane kanë njoftuar se numri i njerëzve të vrarë në dy sulme të mërkurën në Teheran ka arritur në 16.
Ky informacion është bërë i ditur në televizionin shtetëror iranian , duke iu referuar drejtorit iranian të qendrës së mjekësisë ligjore Ahmad Shojaei, i cili tha se tri nga viktimat janë gra.