Arrin në 294 numri i të infektuarve me Covid-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Virusi korona po vazhdon të jetë prezent edhe në Lojërat Olimpike të Tokios në Japoni ku nga ky virus numri i të prekurve arriti në 294.

Komiteti Organizativ ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 janë prekur 18 persona ku në mesin e tyre është edhe një garues, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Në mesin e të infektuar janë 10 punonjës, pesë zyrtarë dhe një anëtar i medias që shërbejnë brenda fushës së turneut.

Të gjithë të infektuarit janë vendosur në karantinë.

Të ngjashme