Arrin në 60 numri i të vdekurve nga Coronavirusi në Bosnje dhe Hercegovinë

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Bosnje dhe Hercegovina ka regjistruar edhe një vdekje nga Coronavirusi i ri.

Bëhet fjalë për një burrë tetëdhjetë e një vjeç, i cili ka pasur edhe sëmundje tjera.

Kjo është vdekja e 26-të në entitetin e Republikës Serbe, dhe e 60-ta në Bosnje dhe Hercegovinë.

Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë kanë njoftuar se deri më tani, 1516 njerëz janë infektuar me Coronavirusin e ri ndërsa 624 janë shëruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme