Në Prishtinë ka mbërritur delegacioni gjerman i cili do të bëjë vizibilitetin.
Ata do të vizitojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Infrastrukturës dhe Agjencinë e Regjistrit Civil si dhe do të inspektojnë edhe autoshkollat në mënyrë që të vendoset më tutje që bashkatdhetarëve që jetojnë në Gjermani t’u njihet patent shoferi i Kosovës, raporton Radio Televizioni i Kosovës
Një premtim i tillë ishte dhënë edhe nga ministri gjerman, ndërsa mbetet të shihen rezultatet pas takimeve dypalëshe.