Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka arritur kontingjenti i parë me 24.000 doza të vaksinave kundër Coronavirusit, të kompanisë AstraZeneca, raporton Ekonomia Online.
Kjo ardhje e vaksinave, do të përcillet me një ceremoni të organizuar.
Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.
Institucionet kompetente shëndetësore në Kosovë në muajin shkurt kanë hartuar Planin shtetëror të vaksinimit kundër Covid -19. Në bazë të këtij plani, Komiteti për Vaksinim ka paraparë që pas futjes në përdorim të vaksinës, procesi të realizohet në tri faza.
Faza e parë: Vaksinimi i grupeve më rrezik të lartë që përbëhet nga punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtoret shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).