Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, shquhet si një prej personazheve shqiptare me më së shumti influencë në rrjetet sociale.
Ajo është e ndjekur tashmë nga jo më pak se një milion ndjekës vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
E lumtur për këtë arritje, ajo vendosi që t’i shpërblejë një milion ndjekësit e saj me një fotografi provokuese, të realizuar gjatë pushimeve të fundit në Tajlandë.
E veshur me bikini të bardhë dhe një mantele ngjyrë neoni, bukuroshja me prejardhje nga Peja u kujdes që e gjithë vëmendja të jetë e kthyer kah ajo.
“Me dashuri, një milion”, ka shkruar Taraku në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila ka marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.
Morena njihet për publikun shqiptar fillimisht si modele, e më pas edhe si këngëtare, dhe vazhdon të sjellë herë pas here projekte muzikore që pëlqehen nga fansat e saj.