Arroganca e Albin Kurtit ushqehet nga diaspora!

Prishtinë | 10 Nën 2024 | 17:08 | Nga Kimete Berisha

Allo, Allo!

  • Donika Gërvalla ka nderin dhe kënaqësinë t’i rrijë gatitu Albin Kurtit dhe të turpërohet para sulltanatit të tij, si shoqet e saj para saj!
  • Gërvalla po i përdorë ambasadat e Kosovës për fushatën elektorale të Albin Kurtit, sepse po mundet!
    Le t’i përdorë!
  • Albin Kurti s’ka faj, mund të bëhej edhe më i poshtër, për shembull t’i kërkonte Donikës që ta vënte edhe shtëpinë e saj në Gjermani në dispozicionin e fushatës së tij.
  • Pse Donika Gërvalla poshtërohet me vetëdëshirë për Albin Kurtin!
  • Ta bënte këtë vetëposhtërim për Vjosa Osmanin, hajde, se ajo Vjosa (tash ‘e keqe’) e kapte për krahu kur e nxjerrnin si zhelen nga zyrat e LDK-së, dhe Vjosa është e para dhe e vetmja që e ka marrë seriozisht Donika Gërvallën.
  • Për dallim nga Vjosa Osmani, Albin Kurti e merr Donikën çfare është Donika, për qesharake.
  • Po, si mund të të sheh dikush ndryshe, përveç se si dukesh!
  • Albin Kurti e ka talentin t’i përdorë gratë në politikë dhe nëse do ky ato edhe ua fusin flakën Institucioneve hatri i tij, qysh ua kanë futur….
  • Arrogancën që po e bën Donika Gërvalla nuk po e bën për shqiptarët, por për Albin Kurtin, i cili e shfrytëzon vetëm e vetëm që është e bija e Jusuf Gërvallës, pa e marrë parasysh se nga Skenderi del beteri!
  • Pse duhet diaspora të vendos se kush duhet ta udhëheq Kosovën!
  • Pasi që e shkatërruan votuesin e Kosovës, e varfëruan dhe e bën të pashpresë, i zbuluan votuesit nga diaspora, që ata të vendosin për fatin e shqiptarëve më të varfër në botë!
  • A është normale, s’është normale që një shqiptar që jeton ku me ditë se ku jashtë Kosovës, të vendos për një pushtet, të cilit as nuk i paguan tatime, as nuk shërbehet nga ai.
  • Këtë yrnek të Albin Kuriit e ka marrë edhe Edi Rama, kaq të mjerë, të lodhur e të paimagjinatë e ka bërë pushteti i gjatë, për t’u pavarësuar nga votuesi i Shqipërisë e për t’i mashtruar me ndjenja patriotike shqiptarët ‘e humbur’ nëpër botë!
  • Do të duhej të ishte joligjore që votuesit e diasporës të vendosin se kush e merr pushtetin në Kosovë!
  • A është normale që shqiptarët që jetojnë për shembull në Romë të vendosin se kush e udhëheq Prishtinën, të cilën e shohin a s’e shohin një herë në vit.
  • Çka ju premton atyre të Romës?
    Që paratë që i gjuajnë në
    fontanën Trevi do të shkojnë për njerëz në nevojë, nëse dëshirat e tyre, larg qoftë, nuk plotësohen!
  • A është normale, s’është, që një shqiptar i asimiluar dhe i akulturuar, që as nuk flet shqip, as nuk di shqip, e as nuk ka lidhje me Kosovën të votoj për fatin e një djali që jeton në Kosovë, në
    varfëri të thellë e pa rrugëdalje!
  • Diasporën e bën për vete kush di më së miri t’i bëj të ndjehen kompetentë dhe dikushi, që aq shumë kanë qejf, kush di t’u thotë ‘se pa ‘ta nuk bën’!
  • Diaspora s’ka faj, s’mund të ketë faj kolektiv, faj ka Albin Kurti që i pari e ka realizuar idenë e Vjosa Osmanit që ta udhëheq Kosovën me votat e diasporës.
  • Arroganca e Albin Kurtit ushqehet nga diaspora!
    Nuk i bën hesap shqiptarët e Kosovës, për shkak se e ka diasporën, dhe me
    ta e vendos fatin e shqiptarëve të Kosovës!
  • Në filim të viteve të nëntëdhjeta, LDK e udhëheqte Kosovën nga egzili!
  • Qeveria në egzil e populli në Kosovë!
    Me Albin Kurtin, qeveria në Kosovë e populli në egzil!
  • Vjosa Osmani ia ka dhënë Albin Kurti idenë për të shfrytëzuar diasporën kundër të gjithëve dhe tash për ironi edhe kundër saj.
  • Tash s’ka parti politike që nuk shkon pas ideve të Albin Kurtit për fushatë politike në diasporë.
  • Askush s’guxon të thotë ndryshe, se kjo s’është normale, anipse të
    gjithë e dinë se s’është normale!
  • Kur thotë Albin Kurti: çmenduni, çmendet të gjithë.
    Si atëherë, kur e përzuri Agim Veliun nga qeveria e tij, pa asnjë faj, menjëherë pas tij e përzuri edhe Lumir Abdixhiku, pa asnjë faj.
  • Të gjithë bëjnë çfarë bën Albin Kurti!
    I lumtë atij që e ka bërë çmendurinë standard!
    Nuk është lehtë, t’i çmendësh të
    gjithë përnjëherë!
  • Duken patetike, joreale dhe të
    frikshme fushatat e partive politike në diasporë!
  • Çfarë i duhesh ti një mërgimtari në Berlin, përveç ta gënjesh dhe t’ia ushqesh egon se si ai është ‘i rëndësishëm’ pa
    qenë…
    I rëndësishëm është po, shumë, por vetëm për pushtetin e Kosovës, që atij vet nuk i hyn më udhë!!
  • Mirë, por çfarë ke për t’u thënë shqiptarëve të Gjermanisë ti, oj zonjë!
    Se ti në Kosovë je e akuzuar për fshehje të pasurisë!
  • Se edhe ata si ti, lirisht mund ta fshehin pasurinë e tyre në Kosovë!
  • Se edhe ata si ti që the në OKB, lirisht mund ta konsiderojnë ‘njeri të ndershëm’ vrasësin dhe dëbuesin e shqiptarëve – Oliver Ivanoviç!
  • Kush është ai shqiptar i Gjermanisë që shkon mbas një gruaje e cila para krejt botës e lavdëron vrasësin e shqiptarëve, anipse vet është vajza e një të vrari!

P.S. ‘Never talk to strangers’, Kapitulli 1, ‘Mjeshtri dhe Margarita’, Mikhail Bulgakov.

Të ngjashme