Sipas The Mirror, skuadra Arsenal është e sigurt se e ka në dorë betejën për të nënshkruar kontratë me mesfushorin francez, Adrien Rabiot.
Futbollisti 23 vjeçar pritet ta braktisë skuadrën franceze Paris Saint-Germain dhe për këtë arsye, disa skuadra të mëdha kanë shprehur interesimin që të bëjnë një marrëveshje me të, shkruan Goal.
Ndërsa menaxheri Unai Emery beson se mund ta bindë Adrien Rabiotin që t’i bashkohet skuadrës Arsenal.