Pas humbjeve nga City e Chelsea skuadra e Arsenalit ka gjetur rrugën e fitores.
Skuadra e Unai Emeryt arkëtoi pikët e plota në derbin lokal ndaj West Hamit, 3-1, transmeton Koha.net.
Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 25 përmes Arnautoviqit.
Pas pesë minutave Arsenali barazoi shifrat kur Monreal shëoi pas asistimit nga Iwobi.
Më pas Diop i dha epërsinë Arsenali duke shënuar autogol në minutën e 70.
E golin e fundit e shënoi Welbeck në minutën e 90+2.