Mikel Arteta po shihet si një nga opsionet për stolin e Arsenal.
Ish kapiteni i Arsenal, Arteta, ishte lidhur me Arsenal edhe gjatë vitit 2018, pikërish për postin e trajnerit, para se skuadrën ta merrte Unai Emery.
Sipas ‘Mirror’, Arsenal janë gati t’i ofrojnë Artetas një rikthim në Londrën veriore, si trajner i ri i skuadrës, transmeton lajmi.net.
Spanjolli mbrojti fanellën e ‘Gunners’ për pesë sezone, para se të pensionohej në 2015, duke bartur madje edhe shiritin e kapitenit.
Arteta tashmë punon tek Manchester City, si asistent i Pep Guardiola, dhe është një nga favoritët për të marrë punën tek Arsenal, me të cilën ishte lidhur edhe pas shkarkimit të Arsene Wenger.