Sulmuesin jug-amerikan të Manchester Cityt, i cili do të largohet nga “Etihad Stadium” gjatë verës që vjen, e pëlqen edhe klubi argjentinas, Independiente
Sergio Aguero konfirmoi së fundmi se do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Për këtë arsye, klubet e njohura evropiane kanë nisur ta kërkojnë sulmuesin e rrezikshëm argjentinas, shkruan Gazeta Express.
Në mesin e tyre, në garë për veteranin e sulmit është futur edhe Arsenali.
Mikel Arteta kishte punuar me lojtarin tek City kur ishte ndihmës i Pep Guardiolës.
Prandaj, trajneri spanjoll mund ta bindë lojtarin që t’i bashkohet atij në “Emirates Stadium”.
32 vjeçari nuk është i vendosur ende për të ardhmen.
Ndërkohë, ish-futbollistin e Atletico Madridit e pëlqen edhe klubi argjentinas, Independiente.