Arsenali është duke bërë përpjekje maksimale për të siguruar shërbimet e Leon Goretzkas.
Mesfushori gjerman është në vitin e fundit të kontratës me Schalken dhe ka paralajmëruar largimin.
Në muajin qershor lojtari mund t’i bashkëngjitet ndonjë skuadre si futbollist i lirë, por Arsenali nuk po dëshiron të pres kaq gjatë.
Për të mposhtur konkurrencën e skuadrave tjera, Arsenal ka bërë gati një ofertë për Schalken.
Sipas medieve angleze ‘Topçinjtë’ tani kanë gati 10 milionë euro për transferimin e Goretzkas në janar.
Mbetet të shihet nëse Schalke do ta pranojë këtë ofertë apo do ta mbajë lojtarin deri në qershor në radhët e tyre.
Interesim për reprezentuesin gjerman kanë shfaqur edhe skuadrat tjera të mëdha si Juventus, Manchester City, Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona.
22-vjeçari ka zhvilluar nëntë ndeshje në Bundesliga këtë edicion ku ka shënuar katër gola.