Arsenali ka identifikuar tre lojtarë si zëvendësues të mundshëm të Aaron Ramseyt që pritet të largohet nga klubi londinez.
Klubi ka marrë vendim që të lejojë largimin e uellsianit, madje edhe si lojtar i lirë, dhe tani ka filluar që të mendojë për zëvendësimin e tij.
Gazeta britanike “The Express”, raporton se Unai Emery ka tri alternativa: Nicolo Barellan, Miguel Almironin dhe Hector Herreran.
Barella i Cagliarit më parë është lidhur me një transferim te Liverpooli dhe Chelsea. Ai dëshiron transferimin në Premier Ligë, përkundër interesimit edhe të Romës me Milanin.
Paraguaiani Almiron ka realizuar 12 gola dhe 13 asistime te Atlanta Unitedi në ligën amerikane dhe pritet të niset në drejtim të Evropës shkaku i paraqitjeve të mira.
Herrera që luan me Porton, do të jetë lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme dhe ka refuzuar tri oferta për vazhdimin e kontratës nga klubi portugez.