Arsenali thuhet se nuk janë duke menduar ta mbajnë edhe më tej Henrikh Mkhitaryanin në skuadër
Në shtator të vitit të kaluar, reprezentuesi i Kombëtares së Armenisë u bashkua me skuadrën e Romës në formë huazimi nga Arsenali.
Pavarësisht problemeve më lëndime, 31 vjeçari ka regjistruar 10 paraqitje me romakët në Serie A, duke shënuar katër gola dhe një asistim.
‘Giallorosët’ thuhet se janë të vendosur për ta blerë përfundimisht Mkhitaryanin nga Arsenali, teksa ‘The Sun’ raporton se londinezët i kanë vendosur çmimin prej 20 milionë eurove për shitjen e tij.