Arsenali ka vendosur çmimin që kërkon për sulmuesin anglez, Theo Walcott.
Sulmuesi anglez nuk po ka shumë hapësira në formacionin e Arsene Wengerit në sezonet e fundit dhe një largim nga Emirates po flitet tash e sa kohë.
Skuadra më e interesuar për shërbimet e tij thuhet se është ajo angleze, Southamptoni, që disa herë kishte trokitur në dyert e Arsenalit.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, ‘Shenjtorët’ do të përpiqen të negociojnë përsëri me Arsenalin për Walcottin gjatë afatit kalimtar të transferimeve të janarit.
Arsenali thuhet se dëshiron më shumë se 25 milionë funte për Walcottin, i cili gëzon një kontratë prej 110 mijë eurosh në javë që skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Kjo është shifër e lart për Southamptonin, përkundër shitjes prej 75 milionë funtesh të Virgil van Dijk në Liverpool.
Southampton do të përpiqen të hapin bisedime me londinezët mbi mundësinë e uljes së çmimit të kërkuar për të sjellë Walcottin përsëri në St Mary’s.
Ndryshe, Walcott është prodhim i akademisë së Southamptonit dhe nga kjo skuadër u transferua tek Topçinjtë shumë vite më parë.