Arsenali e ka konfirmuar transferimin e mesfushorit, Lucas Torreira, nga Sampdoria.
Përfaqësuesi i Uruguait e ka kompletuar kalimin e tij te klubi londinez, pas fundit të Kupës së Botës, ku kombëtarja e tij u eliminua në çerekfinale.
Mediumi Goal ka kuptuar që Topçinjtë kanë paguar 30 milionë euro për 22 vjeçarin, i cili është transferi i katërt i tyre për këtë verë, pas ardhjes së Sokratis Papastathoupoulos, Bernd Leno dhe Stephan Lichtsteiner.