Arsenali ka hyrë seriozisht në garë për yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele.
Mediat britanike raportojnë se klubi londinez ka ofruar për shërbimet e francezit të talentuar 100 milionë euro, transmeton Koha.net.
Kur kanë mbetur më pak se tre orë deri në mbylljen e afatit kalimtar në Angli, raportohet se Arsenali ka bërë zyrtarisht këtë ofertë.
Sipas mediave britanike Arsenali ka qenë i interesuar që ta transferojë atë edhe në formë huazimi.