Arsenali është futur në garë për të nënshkruar me reprezentuesin zviceran, Manuel Akanji.
Gjiganti anglez prej kohësh është duke e përcjellë situatën e Akanjit, i cili kohëve të fundit ka humbur pozitën e titullarit te Dortmundi.
Megjithatë në mungesë të Zagadous së lënduar, Akanji ishte titullar kundër Schalke 04 dhe pati paraqitje të mirë.
Mediat gjermane kanë raportuar se Dortmundi do të vendos në fund të sezonit nëse do ta nxjerr në shitje zviceranin apo do të vazhdoj ta mbajë në skuadër.
Nga ana tjerët mediat angleze kanë raportuar se Arsenali është duke përgatitur ofertë për transferimin e qendërmbrojtësit në Londër.
Topçinjtë kanë bërë gati 30 milionë euro për transferimin e ish-anëtarit të Baselit në Emirates Stadium.
Mbetet të shihet nëse Dortmundi do ta lejoj largimin e Akanjit, kontrata e të cilit me verdhezinjtë skadon në verën e vitit 2022.