Arsenali po e përcjell me kujdes situatën e Navasit

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Arsenali po e vështron me kujdes situatën e portierit Keylor Navas te Real Madridi.

Navas është i pakënaqur me situatën e tij te Los Blancos dhe disa skuadra duan ta shfrytëzojnë këtë.

Arsenali po konsideron një lëvizje për Navasin, i cili thuhet se po kërkon largimin nga klubi spanjoll.

Sipas mediumit Fichajes, Topçinjtë dëshirojnë konkurrencë afatgjatë për gjermanin Bernd Leno.

Petr Cech po arrin muzgun e karrierës së tij dhe Navas është i gatshëm të largohet nga kryeqyteti spanjoll pasi ka mbetur zgjedhje e dytë.

Transferimi i Navasit mendohet të bëhet pas përfundimit të sezonit, pasi është opsioni më i mundshëm.

Çmimi i portierit mendohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme