Arsenali po tenton transferimin e Jeremie Frimpong në janar

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Arsenali është duke kërkuar transferimin e një mbrojtësi anësorë në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra londineze po lufton për titullin e kampionit dhe trajneri Mikel Arteta në pozitën e mbrojtësit të djathtë e ka përdor Ben White dhe në disa ndeshje edhe japonezin Takehiro Tomiyasu.

Megjithatë trajneri spanjoll është duke kërkuar një mbrojtës të djathtë dhe atë duket se e ka gjetur në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Anësori holandez Jeremi Frimpong është në krye të listës së dëshirave të Topçinjve të cilët janë të gatshëm të investojnë në afatin kalimtar dimërorë për ta transferuar atë.

The Sun ka raportuar se Arsenal është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për transferimin e 22-vjeçarit në Emirates Stadium.

Reprezentuesi holandez është duke shkëlqyer me Bayer Leverkusenin, ku në 17 ndeshje zyrtare ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Megjithatë për të fituar garën për Frimpong, Arsenali duhet të mposhtë konkurrencën e gjigantëve të tjerë evropian si Real Madrid, Chelsea e Manchester United.

Të ngjashme