Arsenali e ka refuzuar edhe ofertën e dytë nga Aston Villa për Emile Smith Rowe.
Topçinjtë refuzuan 25 milionë funte (29 milionë euro) për mesfushorin e ri para dy javësh dhe e bënë të qartë se nuk është në shitje.
Megjithatë, Aston Villa ka ardhur me ofertë të re prej 30 milionë funtesh (35 milionë euro) për futbollistin 20 vjeçar.
Porse, Arsenali e ka refuzuar sërish duke e përsëritur qëndrimin e klubit se lojtari anglez nuk është në shitje.
Produkti i Akademisë së Topçinjve ka edhe dy vite në kontratën e tij dhe tashmë po zhvillohen bisedime për rinovimin e saj.