Skuadra e Arsenal ka nisur një ofertë të ‘përmirësuar’ në drejtim të Celtic, për shërbimet e Kieran Tierney.
Arsenal kanë bërë një ofertë prej rreth 25 milionë funteve për mbrojtësin e Celtic, raporton ‘Sky Sport Neës’, transmeton lajmi.net.
Disa javë më parë, ‘Gunners’ kishin nisur një ofertë prej 15 milionë funteve, e cila ishte refuzuar nga skocezët.
Sipas të njëjtave burime, në garë për shërbimet e reprezentuesit të Skocisë janë edhe Napoli.
22 vjeçari ka regjistruar 21 paraqitje me Celtic sezonin e kaluar, duke tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij.
Kontrata e Tierney me Celtic skadon në verën e vitit 2023.