Arsenali shkëputi kontratën me Sokratis

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Arsenali ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me Sokratis që tashmë është lojtar i lirë.

The Gunners nuk kishin llogaritur në mbrojtësin grek prej kohësh, derisa tani i shkëputën kontratën.

Arsenali bëri të ditur se me një marrëveshje të dyanshme, kanë vendosur që të shkëpusin kontratën me Sokratis, duke e falënderuar lojtarin për kontributin e dhënë.

Drejtori teknik Edu tha: “Në emër të Mikel, trajnerëve tanë, lojtarëve dhe të gjithëve në klub, unë do të doja të falënderoja Papa (Sokratis) për kontributin e tij në klub”.

“Ai ka qenë një pjesë e rëndësishme e grupit tonë dhe ka qenë një profesionist model gjatë gjithë kohës. Negociatat për t’i dhënë fund kontratës së tij kanë qenë bashkëpunuese dhe ne i urojmë Papa dhe familjes së tij të mirë për të ardhmen”, ka thënë drejtori teknik

Mbrojtësi grek u bashkua me The Gunners nga Borussia Dortmund në korrik të vitit 2018 dhe bëri 69 paraqitje për. Ai ishte pjesë e skuadrës fituese të Kupës FA në muajin gusht dhe luajti 12 ndeshje gjatë Ligës së Evropës në vitin 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme