Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të ketë disa largime nga klubi.
“Në 20-25 ditët e ardhshme, disa lojtarë do të largohen nga klubi. Arsyeja është se unë dua ta kompletoj skuadrën ashtu siç dua unë, andaj do të ketë largime”, ka thënë Emery, i cili nuk i ka zbuluar emrat, transmeton KTV.
Por, sipas medieve angleze, Shkodran Mustafi, Monreal, Elneny dhe Rowe, janë lojtarët të cilët do të jenë pjesë e klubit nga Londra në sezonin e ri.
I vetmi që mund të huazohet është i riu, Rowe, kurse Mustafi, Elneny dhe Monreal do të largohen.
Nga lojtarët e përmendur se do të largohen, vetëm Monreal ka luajtur në ndeshjen e parë të Premier Leagues, kurse të tjerët nuk ishin as në bankën rezervë.