Arsenali po planifikon bisedime me Juventusin për disponueshmërinë e mesfushorit francez, Adrien Rabiot.
Topçinjtë bënë një përpjekje për Rabiot sezonin e kaluar para se mesfushori të largohej nga PSG për Juve në një transferim të lirë.
Megjithatë, sipas mediumit Foot Mercato, Topçinjtë po ringjallin interesin e tyre.
Interesimi i klubit londinez vjen duke e ditur që Rabiot ka luftuar për futboll të rregullt këtë sezon nën urdhrat e trajnerin Maurizio Sarri .
Me mbështetjen e menaxherit të ri Mikel Arteta, Arsenali po ruan një qasje ndaj Juventusit për marrjen e Rabiot në huazim për pjesën e mbetur të sezonit.
Arteta, një ish-lojtar i PSG-së, ndjen se stili i lojës së Rabiot do të ndihmojë në përmirësimin e sistemit që ai po e shtyn në luaj me skuadrën e tij të re.
Juventusi u raportua se nuk është i interesuar të lejoj largimin e francezit në huazim, por gjatë janarit mund të ndryshoj situata.