Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e dytë të enjten. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin William Saliba që është transferuar nga Saint-Etienne i Francës.
18-vjeçari francez do të qëndrojë edhe një sezon në Saint-Etienne në formë huazimi.
“Jemi të lumtur që Williami po na bashkohet. Shumë skuadra e kanë dashur, por ai vendosi të na bashkohet dhe të jetë pjesë e jona për të ardhmen. Do të qëndrojë në Francë sezonin e ardhshëm për më shumë përvojë dhe më pas presim të na bashkohet”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Unai Emery.
Të enjten, Arsenali ka zyrtarizuar edhe huazimin e Dani Ceballos nga Real Madridi.