Arsim Thaqi timonieri i ri i Suharekës

Prishtinë | 10 Tet 2023 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Futbollit Suhareka ka njoftuar se ka emëruar trajner Arsim Thaqin.

Thaqi do të pasojë Granit Begollin, i cili u shkarkua dje nga klubi suharekas, transmeton Klankosova.tv.

“Të nderuar adhurues të klubit tonë ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me timonierin e ri të skuadrës tonë z.Arsim Thaqi, i cili do vazhdojë rrugëtimin tonë drejt sukseseve dhe objektivave të klubit”, thuhet në njoftim.

“Thaqi u prezantua nga i pari i klubit z.Rrustem Aliaj dhe nën praninë e aksionerëve të klubit , një emër i njohur i futbollit Kosovar i cili ka udhëhequr skuadra me renome e mjaft të forta si ; FC Prishtina , FC Drita , KF Malisheva etj”.

“Nga dita e nesërme klubi do udhëtojë për në Shqipëri për një mini-fazë përgaditore e cila përveq skuadrës do ndihmojë edhe trajnerin e ri në njohje e sipër”.

Të ngjashme