Konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela, pavarësisht faktit se ende nuk është larguar nga emisioni, ajo vazhdon të jetë e pandarë nga ish-konkurrenti, Arsim Abduli.
Arsimi para disa javësh ishte larguar nga emisioni, me arsyetim se kishte disa punë jashtë vendit dhe nuk po e gjente fatin e jetës.
Por, tani ai është duke i vazhduar takimet jashtë emisionit me konkurrenten, Antonelën, e që tashmë i shohim të pandarë.
Së fundmi, ishte Arsimi ai i cili postoi një video, në të cilën u shfaq duke u shëtitur bashkë me Antonelën, teksa në mbishkrim kishte shkruar ‘Me ket bionden time’.
Konkurrentja në emision ishte pyetur se çfarë po zihet mes saj dhe Arsimit, e që ishte përgjigjur duke i thënë se ka disa marrëveshje reklamimi.