Arsimi në grevë njëditore, paralajmërohet grevë me kohë të pacaktuar më 13 prill

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 09:33 | Nga Valbona Bytqyi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka vizituar shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë me rastin e grevës njëditore në arsim, raporton Ekonomia Online.

Jashari ka bërë të ditur se në të gjitha institucionet arsimore do të ketë një grevë njëditore. Ai tha se janë munduar që të arrihet marrëveshje me qeverinë që të plotësohen kërkesat e tyre Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta të marrë dritën e gjelbër dhe të shkojë në Parlament.

Ai tha se nëse greva njëditore nuk do të ndikojë në reflektimin do të jenë të detyruar që më 13 prill të nisin grevë të përgjithshme e në kohë ta pacaktuar, gjegjësisht deri në realizimin e plotë të kërkesave.

Jashari u shpreh se SBAShK-u kërkon mirëkuptim nga prindërit, nxënësit dhe studentët.

“Me rastin kur planifikohet  buxhet për shtetin sindikatat të jetë e pranishëm dhe të shohim se cilat nga kërkesat mund të r realizohet menjëherë e cila më vonë. Ne do të vazhdojmë me veprimet tona sindikale. Nëse nuk realizohen kërkesat tona atëherë ne i kemi dhanë kohë siç e dini mjaftueshëm Qeverisë së Kosovës prej 12 marsit deri më 13 prill”.

Kryetari i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, ka apeluar të Ministria e Financave që të gjej buxhet dhe të realizoj të drejtat e punëtorët që në vitet e 90-ta punuan pa rroga.

“Sot unë jam këtu për përkrahjen për të cilën jemi këtu për të drejtat e punëtorëve. Jemi sëbashku gjithmonë për realizimin e të drejtave tonë. Me keqardhje e them se është dashur të jeni në këtë sistem për të drejtat që na takojnë. Kisha pa dëshirë që Qeveritar tonë të vetëdijesohen”.

“Kemi kërkuar çështjen minimale që na takon. Apeloj te ministri i Financave që të gjej buxhet dhe t’i realizoj të drejtat punëtorëve. Ne kemi shumë sfida, por duhet sfidat të merren seriozisht njerëzit që marrin përgjegjësin duhet të kryejnë. Nuk lejojmë që të behët okuponim i dytë nga vetvetja nëse nuk janë fuqi le të ta tregojnë kemi shumë të tjerë të cilët kanë dal pikërisht nga duart e arsimtarëve”.

Përderisa Ministria e Financave dje ka sqaruar se nuk ka para për zbatimin e Ligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

“Ministria e Financave si çdo herë tjetër edhe me këtë rast nuk mund të jep aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit, Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit dhe dokumentaret tjera në fuqi”.

“U bëjmë thirrje SBAShK-ut dhe spozoruesit të Projektligjit ta procedojnë për kompletim të procedurave në përputhje me dispozitat ligjore para se të aprovohet në Qeveri. Veprimi i kundërt apo siç kërkohet, do ta bëjnë Ligjin e kontestueshëm nga cili do organ tjetër duke filluar nga Kuvendi e deri tek Gjykata Kushtetuese, për çështje procedurale”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/1705613506149171/

 

Të ngjashme