Në shtetin Oklahoma (SHBA) shkollat sot nuk punojnë. Mësimdhënësit janë në grevë, në kërkim të pagave më të larta, raporton AP, transmeton Koha.net.
Guvernerja e Oklahomës javën e shkuar ka nënshkruar dokumentin sipas të cilit mësimdhënësve u rriten pagat për 15 deri 18 për qind, por një pjesë e tyre është e pakënaqur me këtë rritje.
Para kësaj rritjeje niveli i pagave të arsimtarëve në Oklahoma ka qenë në pozitën e 49-të në SHBA, me mesatare të ardhurash vjetore 45.276 dollarë. Këta tani kërkojnë ngritje më të madhe të tyre.