Arsimtari rrah një nxënës në Mamushë, ai merr tretman mjekësor

Prishtinë | 07 Mar 2026 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Një arsimtar në një shkollë fillore në Mamushë ka rrahur një nxënës, i cili madje ishte detyruar të marrë edhe tretman mjekësor.

Policia njofton se ai është ndërtuar në ndalim policor.

“Mamushë  06.03.2026 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor”, thuhet në raportin policor.

Të ngjashme