Farat e kungullit janë shumë ushqyese dhe u është dhënë etiketa e ‘superushqimit për gratë’. Trajneri, Avinash Rajapet, thotë se ato janë veçanërisht të dobishme për ata me sëmundje si PCOS (Sindroma e Vezores Polikistike).
PCOS sjell grupin e vet të kufizimeve dietike për gratë që përpiqen të mposhtin gjendjen. Si e tillë, përfshirja e farave të kungullit në dietë mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit hormonal.
Përfitimet e farave të kungullit për gratë me PCOS:
Ndihmon në reduktimin e rënies së flokëve
Përmban acide yndyrore esenciale
Ndihmon në uljen e kolesterolit
Burim i mirë i magnezit
Zvogëlon rrezikun e osteoporozës tek gratë pas menopauzës
“Meqenëse janë një burim i pasur i magnezit, ato janë të shkëlqyera edhe për formimin e kockave. Përveç kësaj, ato janë një burim natyral i triptofanit, një aminoacid që ndihmon në përmirësimin e sugjeroi ai, shkruan Indianexpress.
Si të përfshini farat e kungullit në dietën tuaj?
Ka shumë mënyra në të cilat mund të shijoni farat e kungullit. Mund t’i hani të gjalla ose të pjekura, t’i vendosni në sallatë dhe supë, ose thjesht t’i përzieni në smoothie-n tuaj.