Me gjithë të drejtën e botës, kur kemi buzë të thara a të çara, përdorim zbutës, me idenë që do të përmirësojë disi gjendjen dhe buzët do të jenë sërish të buta e pa kore si më parë. Por, me përdorim të shpeshtë, vëmë re se buzët nuk mund të mbijetojnë më vetë, pa nevojën e një zbutësi.
Të gjithë fajin e kanë përbërësit.
Zbutësit me përbërës si acidi hialuronik dhe glicerina e përkeqësojnë gjendjen. Këta përbërës e nxjerrin lagështirën nga lëkura, sidomos në një ambient të thatë, ku avullon. Sipas anabel, të njëjtin efekt kanë dhe zbutësit me mente a përbërës të tjerë cimbitës.
Rekomandohet që të anoni drejt produkteve për buzët që kanë dyll bletësh, gjalpë shea dhe vajra të ndryshëm natyral, pasi nuk e lejojnë lagështirën të largohet nga lëkura.