Arsyet pse njerëzit papritur humbasin interesin në ju

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 15:40 | Nga

Pa marrë parasysh se si ndodh, qoftë ju ose personi tjetër, ndjeheni shumë keq kur thjeshtë marrëdhënia përfundon papritur.

Njëra nga mënyrat më të këqija se si përfundon një lidhje është kur ju ose partneri juaj nuk keni në fakt ndonjë shpjegim pse po e përfundoni lidhjen, kur thjeshtë keni humbur interesin në marrëdhënie.

Nganjëherë nuk është faji juaj – nganjëherë është shkaku i kohës dhe se njerëzit ndryshojnë, transmeton Gazeta Express.

Kështu, nëse mendoni se dikush ka humbur interesin në ju, qoftë duke qenë në marrëdhënie apo thjeshtë duke u shoqëruar me të, këto janë disa prej arsyeve:

Ai/Ajo ka ndryshuar

Nuk është e komplikuar. Të gjithë ndryshojmë, duke mos i pëlqyer më ndoshta gjërat që dikur i kemi pëlqyer. Personi që humb interes ka ndryshuar ose ka zbuluar disa gjëra të reja për veten. Mund të jetë shumë e zakonshme për dy njerëz që të fillojnë marrëdhënie dhe të ndahen thjeshtë pa arsye.

Prioritet tani është dikush tjetër

Jo të gjithë e bëjnë marrëdhënien prioritet. Nëse puna ose hobitë janë më të rëndësishme se marrëdhënia, atëherë do të ketë më pak interes për të. Mund të ndodh që tani personi që dikur kishte interes në ju, ka prioritet dikë tjetër.

Ai/Ajo ka takuar dikë tjetër

Nganjëherë, sidomos gjatë fazave të hershme të marrëdhënies, njerëzit takojnë dikë tjetër. Është një ndjenjë mjaft e keqe, por të paktën e keni një arsye pse.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme