Arsyet pse nuk duhet të flini të uritur

Prishtinë | 03 Nën 2024 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Studimet tregojnë që nëse flini të uritur mund të shtoni peshë.

Të qëndroni të uritur ka efekte negative në të mësuarit dhe në punë, gjithashtu mund të shkaktojë depresion, raporton “Bright Side”.

Disa nga ne akoma mendojnë që të flini të uritur është mirë sepse arrini të humbisni peshë. Por shkencëtarët vërtetuan të kundërtën, duke treguar që do të keni më shumë efekte anësore në qoftë se flini të uritur.

  1. Mund të humbisni masë muskulore

Për ata që janë munduar të fitojnë masë muskulore, të qëndruarit të uritur është një ide e gabuar. Ju ndoshta e keni kaluar kohën e darkës por kjo do të ndikoj keq në muskujt tuaj.

Mund të fitoni peshë.

Po, mund të keni efekte anësore, disa nga studimet thonë që mund të fitoni peshë nëse flini të uritur.

Nuk flini rehat

Ndoshta për shumicën nga ju është vërë si eksperiencë që të shkoni në shtrat të uritur. Stomaku juaj po lufton nga uria, dhe kjo ju shkakton jo rehati gjatë kohës së gjumit. Kjo vazhdon deri në mëngjes kur ju dëshironi të ushqeheni.

Keni më pak energji

Nëse nuk ushqeheni, ju nuk keni një “rezervar” që të ju mbajë gjatë ditës. Ky është një stil i vjetër, është shumë me rëndësi të ndiheni mirë në mëngjes sepse duhet të shkoni në punë dhe truri juaj ka nevojë që të qëndrojë aktiv.

Nëse vendosni të flini të uritur dhe me barkun bosh, do të zgjoheni me shumë pak energji dhe jo nuk ndiheni mirë. Kjo do të ndikojë në punën tuaj./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme