Arsyet pse Trump e urren njeriun më të pasur në botë

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 17:37 | Nga

Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se kompania “Amazon” shërbehet me mashtrime të poshtra dhe shmang pagesën e tatimeve, dhe për këtë ka vendosur ta ndalë në këtë. Arsyeja kryesore pse Trump i është vënë pas “Amazonit” është shefi i “Amazonit” Jeff Bezos.

Siç shkruan sajti “Bloomberg”, Trump e urren Bezosin, në mes tjerash, se është njeriu më i pasur në planetë si dhe pronar i gazetës “Ëashington Post” e cila është shumë kritike ndaj presidentit amerikan.

Por, kjo nuk është e gjitha.

Imazhi i Trumpit, në sytë e tij dhe në sytë e përkrahësve të tij është se ai është burri “alfa macho”, gjegjësisht është personi dominues në hapësirë. Bezosi i shikon punët e veta dhe kryesisht e injoron Trumpin, me çka mohon se presidenti amerikan është “alfa macho”.

Më tutje, Bezos është shumë biznesmen shumë më i respektuar dhe me ndikim se që Trump ka qenë ndonjëherë, dhe natyrisht, është më i pasur. Bezos nuk është i detyruar t’i fshehë financat e veta për ta mbajtur përshtypjen e pasanikut.

Mirëpo, këta të dy janë edhe në aspekte tjera të kundërt. Të fillojmë nga pamja. Trump, i cili do që personeli i tij të ketë “pamje të mirë”, me siguri kurrë nuk do të lejonte një punëtor të tij të mos e fshehë se është tullac dhe i cili nuk do të shkonte t’i mbjellë flokët. Pastaj, Trump konsideron se “frikësimi” është më me rëndësi në afarizëm, ndërsa, si do ta kishte frikësuar dikë Bezos i vogël dhe i dobët.

Ata kanë edhe personalitete shumë të ndryshme. Për shembull, Bezos është i njohur për humorin e tij, shpesh bënë shaka në llogari të vet, gjë që për Trumpin nuk mund të thuhet.

Trump ka lindur i pasur, ka shkuar nëpër shkolla private, dhe nuk është dalluar shumë në kolegj. Nga ana tjetër, Bezos është rritur në klasë të mesme, ka shkuar nëpër shkolla shtetërore dhe ka qenë në maje të studentëve më të mirë në Prinston me nota më të larta nga inxhinieria elektronike dhe shkencat e kompjuterëve. Njëri nga ta e kishte babanë e pasur, ndërsa tjetri trurin.

Ata janë shumë të ndryshëm edhe në çështjen e raportit me familje. Bezos është shumë i afërt me familjen e vet dhe shpesh e lavdëron bashkëshorten e vet.

Trump kryesisht familjen e vet dhe bashkëshorten i trajton vetëm si statistë në shoun e vet personal.

Mirëpo, dallimi më i madh në mes tyre është se Bezos rrezaton me vetëbesim i cili nuk është i detyruar të provojë asgjë. Këtu Trump është diçka krejt tjetër. Ai projekton pasiguri. Në botën e tij mund të jetë vetëm një fitues dhe ai duhet gjithmonë t’i bindë të gjithë se ai është fituesi./Insajderi.com.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme