Zëra të pakënaqësive janë dëgjuar këtë vit në lidhje me programin dhe përzgjedhjet e jurive në festivalet e kategorisë “A”.
“Fitorja e Adina Pintilie me esenë dokumentare pa shije dhe të ngathët nënvizon statusin e Berlinit si festival që promovon të mërzitshmen dhe të pavlerën”, ka shkruar gazeta britanike “The Guardian” për fituesin e “Ariut të Artë”, “Touch Me Not”.
Shumë delegatë të festivalit shprehën lebetitje për mosmarrëveshjen e Festivalit të Filmit në Cannes me “Netflix” në maj të këtij viti, e cila bëri që titujt më interesantë të këtij viti të mos shfaqen në Croisette: gjiganti SVoD nuk mundi të garantojë se filmat do të merrnin vendin e merituar në ekranin e kinemave nga industria franceze dhe festivali u përplas me presionin lokal.
Disbilanci gjinor midis filmbërësve të përzgjedhur për garën zyrtare është gjithnjë më i dukshëm dhe i turpshëm. Hartuesit e programeve janë akuzuar si shumë populistë dhe të zakonshëm në përzgjedhjet e tyre, ose jo mjaftueshëm populistë dhe të zakonshëm.