Art Kurti kishte kryer vetëvrasje, konstatojnë hetimet

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 11:43 | Nga

Arti (Murteza) Kurti, i lindur më 28.12.1995, me vendbanimin e fundit në rrugën ”Skenderbeu”, p.n.,në Gjakovë, ka ndërruar jetë më 24.04.2018, me ç’rast është gjetur nga ana e policisë i vdekur në automjetin e tipit “Touran” në vendin e quajtur “Qafa e Zabelit” të fshatit Goden të komunës së Gjakovës.

Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe pas kryerjes së autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, MA 18-112 të datës 24.04.2018 dhe pas marrjes së Raportit të Ekspertimit nga ana e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, AKF/2018-1695/2018-1601 të datë14.06.2018, konstatohet se i ndjeri Arti M. Kurti ka kryer vetëvrasje, thueht në një komunikatë të nënshkruar nga Armend Zenelaj, prokuror i Shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme