Arta Bajraktari-Temaj ka nevojë për ndihmë për shërim në Turqi pasi i është rikthyer sëmundja

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Arta Bajraktari-Temaj, gruaja e një ish-ushtarit të UÇK’së ka nevojë për ndihmën tuaj, pasi i është ripërsëritur sëmundja e kancerit dhe për shërim jashtë vendit, konkretisht në Turqi, duhet një shumë e madhe parash.

Pas rikthimit të sëmundjes, Artës i duhet një transplantim i detyrueshëm i palcës kurrizore, që kap shumën 75 mijë euro.

Burri i Artës, ka njoftuar se deri tani kanë siguruar mbështetje prej 30 % nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i Republikës së Kosovës dhe se pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë.

 Njoftimi i plotë:

APEL PËR NDIHMË

Të nderuar miqë, shokë, humanistë, familjar, kam nevojë për ndihmë financiare. Bashkëshortja ime Arta Bajraktari  -Temaj  që nga muaji Gusht i vitit 2020 është diagnostikuar me Limfomë Margjinale-MARGINAL ZONE NON HODGKYN LYMPHOMA.

Nga Nëntori i vitit 2020 deri në muajin Prill të vitit 2021 është trajtuar me kimioterapi në një spital në Turqi mirëpo pas kontrolleve të fundit që kemi në Turqi dhe në QKUK, mjekët kanë konstatuar se sëmundja është përsëritur dhe tani sipas mjekëve duhet urgjentisht të bëhet transplanti i Palcës Kurrizore.

Trajtimi për transplant do të kryhet në Spitalin Medical Park në Stamboll ndërsa shuma e kërkuar është 75 mijë euro.

Ne deri me tani kemi siguruar një mbështetje prej 30 %, nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Kosovës, ndërsa shumën tjetër duhet ta sigurojmë vetë.

Në pa mundësi për ta siguruar shumën e duhur kërkoj ndihmë nga ju miqë shokë, familjarë, humanistë, njerëz të vullnetit të mirë që me aq sa keni mundësi të na ndihmoni që ta sigurojmë shumën e nevojshme për trajtim jashtë vendit.

Nr për kontakt 044 217568

Ju falënderoj përzemërsisht.

Me respekt:

Ekrem Bajraktari

Të ngjashme